Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Zjarri në rafineri, ARMO: Nuk pati dëme

Shoqëria ARMO njofton se në datë 7 janar 2014 , rreth orës 17.00 në ambjentet e Rafinerisë së Ballshit ka ndodhur një avari në impiantin e koksit , në një pompë të këtij impanti i cili ka shkaktuar një vatër zjarri.

Ndërhyrja e repartit zjarrfikes për shuarjen e zjarrit ka qenë e menjëhershme, duke siguruar mbrojtjen e jetëve të punonjësve, të komunitetit përreth si dhe të objekteve të rafinerisë.

Situata u vu në kontroll brenda pak minutash pa shkaktuar dëme dhe pa lëndime tek punëtorët apo zjarrfikësit.

ARMO i kushton një rëndësi të veçantë sigurisë në punë dhe ka implementuar protokollet përkatëse operacionale të tilla që krijojnë kushte të sigurta pune për punonjësit e
rafinerisë.

Situata është tërësisht nën kontroll dhe i gjithë grupi administrative, teknik dhe operacional i Shoqërisë ARMO po punon për vazhdimësinë e punës normale në këtë rafineri.

Shqiptarja.com 08.01.2015