Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Vetëvarja për energjinë, shkarkohet Prokurorja

Vetëvarja në qeli e Qamil Zelës pas arrestimit për energjinë i ka kushtuar postin prokurores së Lushnjes Merita Selimi.

Burime pranë Prokurorisë së Përgjithshme kanë bërë të ditur se pas kësaj ngjarjeje të rëndë që pasoi me protesta të shumta dhe akuza nga ana e familjarëve të 52-vjeçarit është vendosur që Merita Selimi të mos mbajë më postin drejtues në organin e akuzës së këtij qyteti.

Familjarë dhe të afërm të tij ndezën qirinj para prokurorisë. Ata akuzuan organin e akuzës se coi në vetëvrasjen e 52 vjecarit.

Avokati mbrojtës, Zale Islami tha se do të bëhet kallëzim penal për ata që firmosën proces-verbalin për arrestimin e Qamil Zelës. Sipas tij OSHEE në Lushnje ka shkelur procedurat e madje ka kryer falsifikim dokumentash.

Gazetarja Lindita Çela shkoi në familjen e Qamil Zelës i cili pak ditë më parë u vetëvar, me një shall në banjon e burgut, ku ishte arrestuar për akuzën e abuzimeve me energjinë elektrike. Specialja u transmetua në emisionin “Tonight Ilva Tare” të 7 janarit 2015, ku i ftuar ishte ministri i Energjisë Damian Gjiknuri.

Ora News, 08.01.2015