Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Tregu i energjisë, një fitues i ri në tender

Si u ndanë 12 milionë euro për importin e energjisë për mbulimin e humbjeve? Një kompani e licensuar në shtator 2014 është supriza e vitit të ri në tenderat e OSHEE-së pasi mer 13 % të tregut

Ndryshimi i menaxhimit të OSHEE ka patur disa efekte të menjëhershme në procedurat e blerjes së energjisë elektrie për mbulimin e humbjeve pasi në treg ka hyrë një konkurrent i ri. E licensuar vetëm në shtator të këtij viti me vendimin 82 datë 16.09.2014 të ERE, shoqëria Antix sh.p.k është furnitori më i ri i energjisë elektrike për operatorin e shpërndarjes.

Sipas njoftimit për shtyp të OSHEE-së në ankandin e energjisë për janarin ka patur vetëm dy raunde negociatash ndryshe nga muajt e mëparshëm kur negociohej në 4 raunde si dhe ka një shpërndarje më të baraspeshuar të pjesëve të tregut.

Hyrësi më i ri në treg Antix shp ka marrë 13 % të tregut (kompania ka si aksioner të vetëm britanikun Richard Plasek) por gjithsesi dy konkurrentët kryesorë në treg mbeten EFT(40 %) dhe GSA(27%) të tregut ndërkohë që dy kompanitë e tjera të grupit slloven GEN-I, dega e Tiranës dhe beogradit kanë nga 10 % të tregut sipas vlerës së kontraktuar.

Sipas njoftimit tw OSHEE , shoqërisë EFT AG nuk iu pranua sasia prej 30MW në profiling band për shkak të plotësimit të sasisë së kërkuar, kurse Shoqëritë GEN- I Athens dhe Axpo doo Beograd u skualifikuan, pasi sasia e energjisë elektrike kërkuar për tu blerë nga OSHEE sh.a. për periudhën 01 31.01.2015, u plotësua nga shoqëritë e mësipërme me cmim/njësi më të ulët.

fituesit e tenderit te importit te energjise janar 2015

Totali i energjisë elektrike e ofruar dhe kërkuar për t’u blerë nga OSHEE sh.a. për periudhën 01 -31.01.2015 është 223,200 MWh dhe e konvertuar në vlerë monetare 11,958,312.00 Euro (vlera pa TVSH). Kontratat e mësipërme do te nënshkruan përpara datës 31 Dhjetor 2014.

Revista Monitor, 31.12.2014