Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Energjia, në 53 ditë, 666 arrestime

Nga data 28 tetor kur nisi operacioni kundër vjedhjes së energjisë elektrike në të gjithë vendin deri në 20 dhjetor, janë arrestuar 666 persona, ndërsa 198 të tjerë ndiqen në gjendje të lirë. Ndër të proceduarit për vjedhje energjie, 540 vetë janë pronarë biznesesh.

Në këto 53 ditë, janë shpallur në kërkim 319 shtetas për abuzim apo vjedhje të energjisë elektrike. 48 punonjës të OSHEE-së janë arrestuar për shpërdorim detyre.

Ndiqen në gjendje të lirë 12 punonjës të tjerë. Policia e Shtetit në 12 qarqet ka mbështetur në 76.160 raste OSHEE, për të kryer verifikime dhe kontrolle. Ndërkohë janë ndërprerë 39.384 lidhje të paligjshme dhe të abonentëve debitorë.

Shqiptarja.com 22.12.2014