Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Gjermania mbështet Bullgarinë për gazsjellësin

Gjermania po mbështet Bullgarinë në zgjidhjen e situatës në lidhje me projektin e South Stream. Çështja u diskutua me kryeministrin bullgar Bojko Borisov dhe kancelaren gjermane Angela Merkel gjatë vizitës së tij në Berlin, njoftoi shërbimi për shtyp i qeverisë bullgare. Kjo u bë e qartë pas takimit mes zonjës Merkel dhe z. Borisov në Berlin. Zyrtari gjerman u shpreh se do të angazhohet dhe do të dërgojë ekspertët dhe avokatët e saj për të inspektuar anën ligjore të çështjeve të projektit South Stream.

Kancelarja Merkel ndërmori angazhimin për të diskutuar me Bojko Borisov dhe Presidentin e Komisionit Evropian (KE) Jean-Klod Junker hapat e ardhshëm të përbashkët të Bullgarisë dhe KE-së në arritjen e zgjidhjes mbi këtë cështje. Bullgaria ka nevojë për mbështetje në mjedisin aktual ekonomik, i cili nuk është i lehtë, dhe Gjermania është e vendosur të ndihmojë me çfarëdo qoftë ajo të munet, tha zonja Merkel pasi fjalimit në Bullgari.

Revista Monitor, 16.12.2014