Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Vodhi naftën, pranga shoferit të autobotit

Efektivët e sektori kundër Krimit Ekonomik Financiar në qytetin Fierit kanë arrestuar shoferin e një kompanie nafte, pasi dyshohet për vjedhje nafte.

Burime nga policia e Fierit, bëjnë të ditur se Maksim Hysi akuzohet se ka shkarkuar naftë nga autoboti, me targa AA 302 DR me të cilin po e transportonte, dhe sasinë e vjedhur të karburantit e ka zëvendësuar me ujë, në mënyrë që të mos binte në sy mungesa e naftës.

“Dyshohet se ky shtetas i cili drejtonte autobotin me targa AA 302 DR gjatë rrugës përreth një orë ka shkarkuar naftë dhe e ka zëvendësuar atë me ujë.”- thonë për Shqiptarja.com burime nga policia e Fierit.

Mësohet se Maksim Hysi është punonjës me detyre shofer pranë “Europetrol”, kompani e cila transportimin e naftës bruto të Kompanisë Bankers ne Petrolifere Vlorë.

Shqiptarja.com 12.12.2014