Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

TAP, çelet tenderi për kompresorët

Gazsjellësi TransAdriatik (TAP) ka njoftuar çeljen e Ftesave për Tender (ITT) për furnizimin e gjashtë njësive të turbinave të kompresorëve të gazit. Ato do të përdoren për instalimin e dy stacioneve të kompresorëve të TAP-it në Greqi dhe Shqipëri. ITT-të përbëhen nga dy paketa të ndara: një për Greqinë dhe një për Shqipërinë.

Qëllimi i secilës prej kontratave mbulon shpërndarjen dhe instalimin e tre kompresorëve të turbinave të gazit me një fuqi të përafërt prej 15 megavatësh, ku përfshihet edhe një pajisje ndihmëse. Lehtësitë e stacionit të kompresorit janë kontrata të veçanta dhe do të marrin pjesë në tender në 25 nëntor 2014.

Projekti TAP është zgjedhur nga konsorciumi i Azerbajxhanit, Shab Deniz, si rruga e transportit për në tregjet evropiane. Gazsjellësi i gjatë do të lidhë Gazsjellësin TransAnatolian (TANAP) pranë kufirit turko-grek në Kipoi, do të kalojë Greqinë dhe Shqipërinë dhe Detin Adriatik, para se të arrijë në brigjet e Italisë jugore.

Ndërtimi i TAP është planifikuar të nisë në vitin 2016. Aksionerët e TAP janë BP (20 për qind), SOCAR (20 për qind), Statoil (20 për qind), Fluxysë (19 për qind), Enagas (16 për qind) dhe Axpo (pesë për qind).

TAP planifikon të shpërblejë kontraktorët për stacionet e kompresorëve në gjysmën e dytë të vitit 2015. Ftesa e ardhshme për Tendera që do të prezantohet nga TAP do të jetë për prokurimin e njësive të turbokompresorëve në Greqi dhe Shqipëri dhe për prokurimin e valvulave me diametër të madh për Greqinë, Shqipërinë dhe Italinë. TAP do të çelë tenderin brenda çerekut të katërt të 2014-ës.

Gazeta Shekulli, 11.12.2014