Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Sektori i naftës më krimineli në Kosovë

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një publikimi në rrjetin social facebook, shkruan se në Kosovë, sektori më kriminel është ai i naftës.

Këtë, ai po e thotë edhe një ditë pasi Policia e Kosovës arrestoi 17 persona, të cilët dyshohen se janë të përfshirë në krim të organizuar, kontrabandim të mallrave dhe evazion fiskal.

Ahmeti, ka shkruar se këtu burojnë edhe shumë të këqija të tjera.

“E kam thënë publikisht dhe po e them prapë, që ky është sektori më kriminel në Kosovë, dhe këtu burojnë edhe shumë të këqija të tjera, sepse bëhet fjalë për qindra miliona euro. Për këtë arsye edhe fshihen detaje për kompani të caktuara. Duhet të hetohet deri në fund, dhe posaçërisht nafta që nuk është naftë e që na shitet për naftë e që na helmon për çdo ditë”, ka shkruar Ahmeti në facebook.

Telegrafi, 11.12.2014