Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Situata energjetike, tregu i lirë emergjencë.

Situata e rëndë energjitike në vend duhet shoqëruar edhe me masa të tjera në mënyrë që të jepen rezultatet e kërkuara nga vetë qeveria por edhe nga institucionet ndërkombëtare.

Ekspertët shprehen se aksionit kundër vjedhjes së energjisë duhet ti bashkangjitet edhe vendimi për liberalizimin e tregut të energjisë elektrike, pasi janë dy procese që nuk duhen ndarë nga njëra-tjetra.

Një vendim i tillë mund të vijë madje së shpejti, rreth mesit të vitit të ardhshëm. Ky vendim shihet si emergjent dhe i nevojshëm jo vetëm për të rritur efikasitetin në rrjet, por edhe për të përmisuar marrëdhënien mes kilientit dhe operatorit.

Ekspertët shprehen të bindur se një vendim I tillë është emergjent për të arritur objektivat e paracaktuara, bazuar edhe në raportin më të fundit të Bankës Botërore mbi energjnë dhe që parashikon një situatë kritike po nuk u morën masat e duhura brenda vitit 2020.

Scan TV, 09.12.2014