Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Norvegjia analizon rënien e çmimit të naftës

Norvegjia sinjalizoi se ka të ngjarë të reduktojë parashikimin e saj ekonomik për vitin e ardhshëm teksa rënia në çmimet e naftës kërcënon rritjen në eksportuesin më të madh të naftës së papërpunuar të Evropës perëndimore.

Rënia prej 41 për qind e çmimeve të naftës nga niveli më i lartë i qershorit ka dëshmuar të jetë më e mprehta që nga shpërthimi i krizës financiare në vitin 2008. Rënia po ushtron presion mbi një komb që mbështetet në burimet e energjisë për rreth 22 për qind të prodhimit të saj. Gjatë muajve të fundit, industria e naftës së Norvegjisë ka humbur rreth 10,000 vende pune, përfshirë kontraktorët, sipas anketës nga agjensia statistikore e vendit.

Krone, monedha vendase ra 0.3 për qind në 8.8432 për euro në Oslo, niveli i saj më i dobët që nga korriku 2009, bazuar në çmimet e mbylljes.

Agjencia e statistikave javën e kaluar reduktoi parashikimet e saj për rritje në ekonominë e Norvegjisë, përjashtuar naftën, në 1 për qind vitin e ardhshëm, kundrejt një parashikimi prej 2.1 për qind në shtator.

Revista Monitor, 09.12.2014