Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Vendet nën “presionin” e naftës

Rënia e çmimeve të naftës në nivelet më të ulta 5-vjeçare, rrezikon të ketë efekte të rënda gjeopolitike.

Shumë vende i kanë bazuar shpenzimet buxhetore, duke parashikuar të ardhura nga eksportet e naftës, sipas një çmimi mbi 90 dollarë për fuçi. Por në skenarët aktualë, ku çmimi ka rënë me rreth 40% që nga Qershori, disa vende eksportuese të naftës rrezikojnë shumë, madje edhe falimentimin.

1.Më i rrezikuari, sipas analistëve është Irani, përsa i përket qendrueshmërisë së shpenzimeve qeveritare dhe borxhit. Pika e qendrueshmërisë së buxhetit për këtë vend është fiksuar në 140 dollarë për fuçi. Nëse edhe vitin e ardhshëm çmimi i naftës bruto amerikane do të qendrojë në rreth 60 dollarë, të ardhurat e qeverisë iraniane do të bien deri në atë pikë sat ë shkaktojnë paqëndrueshmëri për shpenzimet e qeverisë, me pasoja të rënda sociale.

2.Në vendin e dytë qendron Venezuela. Shumë ekspertë mendojnë se me nivelin aktual të naftës, ky vend rrezikon seriozisht falimentimin. Shpenzimet qeveritare dhe të ardhurat janë bazuar në një çmim të naftës prej 120 dollarë për fuçi, rreth 2-fishi i vlerës aktuale. Venezuela ka filluar të përdore rezervat e saj valutore edhe kur çmimi ishte 100 dollarë. Për këtë arsye, shumë parashikojnë se vendi do të zhytet në një krizë të rëndë fiskale, që mund të shkaktojë rritje të varfërisë dhe revolta popullore.

3.Situata paraqitet më e mirë për Arabinë Saudite. Autoritetet në këtë vend parashikojnë një çmim prej 80 dollar për fuçi. Megjithatë, sipas Fondin Monetar Ndërkombëtar edhe me një çmim të naftës prej 91 dollarë, ky vend do të duhet të përdorë rezervat valutore për të arritur objektivat fiskalë.

4.Qeveria ruse u përpoq të mbajë premtimet për shpenzimet publike, në kohën kur nafta ra poshtë 100 dollarëve. Por Rusia ka një avantazh krahasuar me Venezuelën dhe Arabinë Saudite, që ka të bëjë me performancën e dollarit amerikan dhe ndikimin në eksporte. Zhvlerësimi i rublës në kohët e fundit, që preku nivelin minimal historik prej 53.91 përballë dollarit të Hënën, do ti bëjë eksportet e Rusisë më konkurruese.

5.Por ka edhe disa vende si Kuvajti, që e bën “gjumin e qetë”. Balancimi i buxhetit është vendos referuar një çmimi të naftës prej 53 dollarë për fuçi. Prandaj, qeveria e vendit të vogël të Gjirit Persik nuk ka asnjë problem më realizimin e shpenzimeve publike dhe të ardhurave.

Scan TV, 02.12.2014