Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Karteli fikson çmimin e naftës në 175 lekë

Çmimet e shitjes me pakicë të karburanteve të cilat përcaktohen nga grosistët e karburanteve janë “fiksuar” në 175 lekë për litër duke shtuar ndjeshëm dyshimet se tregu funksionon si kartel. Të dhënat e çmimeve të pakicës të datës 30 nëntor 2014 në autostradën Tiranë-Durrës tregojnë se nafta ka një çmim thuajse të njëjtë në të gjitha pikat kryesore të tregtimit, rreth 175 lekë me plus ose minus 1 lekë.Pjesa kryesore e distriburorëve e kanë fiksuar çmimin në 175 lekë për diesel D2 madje edhe uljen e çmimit ditën e premte të datës 28 nëntor thuajse e bënë të gjitha në të njëjtën kohë(http://www.monitor.al/bie-me-2-3-leke-per-liter-cmimi-i-naftes-nga-janari-renia-7-te-ne-35-ne-bote/) madje dhe në të njëjtën masë 2-3 lekë për litër.Që nga fillimi i fitit, nafta në tregun vendas ka rënë me 12 lekë për litër, apo me rreth 7%, ndërsa në botë, nafta referencë europiane Brent, ka zbritur nga 107 dollarë për fuçi në rreth 70 dollarë aktualisht , apo me rreth 35%.Grosistët e justifikojnë mosreagimin në të njëjtën masë me tregun ndërkombëtar me ngarkesën fiskale(që pritet të rritet me 12 lekë përsëri vitin e ardhshëm) e cila arrin deri në 75 lekë për litër. Por në fakt nëse zhvishet nga ngarkesa fiskale reagimi përsëri nuk mbetet në të njëjtën shkallë si në tregun ndërkombëtar.

Mosreflektimi i rënies së çmimit në tregun vendas në rastet e ulljes së çmimit ndërkombëtar është bërë “modë” me kosto të mëdha për biznesin dhe konsumatorin në Shqipëri dhe dilemat lidhen me funksionimin apo jo të konkurrencës në këtë treg. Autoriteti i Konkurrencës ka zhvilluar një hetim të përgjithshëm dhe të thelluar për këtë treg dhe pritet të japë konkluzionet në javët e ardhshme.

Revista Monitor, 02.12.2014