Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Fier, roja akuzohet për vjedhje nafte

Sektori Krimit Ekonomik në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Fier ka finalizuar operacionin e koduar “Diezel 5”. Ku ka arrestuar në flagrancë shtetasin Lorenc Cepele, 32 vjeç, banues në fshatin Kallmë të Fierit, me detyrë punonjës shërbimit të ruajtjes dhe sigurisë fizike në kompaninë e hidrokarbureve Bankers Petrolium.

Arrestimi u bë pasi ky shtetas u kap në flagrancë duke vjedhur naftë së bashku me dy persona të tjerë të cilët janë larguar me vrap duke i shpëtuar arrestimit nga policia e Fierit. Këta të fundit ishin personat të cilët po ngarkonin autobotin me targa AA095BK me një kapacitet 20 mijë litra.

Ndërkohë Prokuroria e Qarkut ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë edhe për shtetasin V.Llakaj, i dyshuar si i implikuar në vjedhjen e naftës. Uniformat blu të Qarkut të Fierit po punon për kapjen e dy personave të tjerë, bashkëpunëtorë në këtë çështje.

Shqiptarja.com 03.12.2014