Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Çmimi i energjisë, jo mbi 10 lekë

Kryetari i komisionit të ekonomisë në Kuvendin e Shqipërisë, njëkohësisht dhe deputet i Partisë Socialiste z.Erion Braçe, në një dalje publike të tij, përveç të tjerave foli edhe për çmimin e energjisë elektrike:

Akuzat e opozitës, e veçanërisht të ish-liderit demokrat Sali Berisha, se çmimi i energjisë elektrike do të rritet në 12.5 lekë për kilovat në orë, janë vlerësuar gënjeshtra nga kreu i Komisionit të Ekonomisë Erjon Braçe. Në një konferencë për shtyp ku prezantoi përmirësimet që i janë bërë në komisionet parlamentare projektbuxhetit të vitit 2015, deputeti socialist tha se nuk do të ketë rritje të çmimit të energjisë nga qeveria.

Braçe tha se ndryshe nga koha e ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili sipas tij vendoste vetë çmimin, ky vendim tashmë do t’i lihet institucionit përgjegjës, ERE-s.

Braçe: Berisha gënjen haptazi se çmimi i energjisë do të rritet në 12.5 lekë për kilovat në orë. Nuk do të ketë rritje çmimi për qytetarët as mbi 10 lekë.

Gazetarja: Sa do të jetë?

Braçe: Pyerni ERE-n, unë nuk jam Berisha të vendos çmimin.

Kreu i Komisionit të Ekonomisë tha se vendimet e marra nga qeveria Berisha, si privatizimi i HEC-eve që solli blerjen e energjisë me cmim më të lartë, sollën kosto të jashtëzakonshme. “KESH sipas një vendimi Berisdhës duhet të shiste energji me 2.2 lekë për kilovat. Janë këto vendime të Berishës që jo vetëm kanë përkeqësuar bilancin financiar të këtij sektori, por kanë sjellë një barrë të madhe për qytetarët. Është e vërtetë se nuk e rriti çmimin e energjisë në 2012-2013, por e ka mbartur si kosto të drejtëpërdrejtë kur e rëndoi mbi KESH, nuk ja mori drejtëpërdrejtë në faturë qytetarëve, ja mori përmes taksimit të përgjthshëm në buxhetin e këtij çmimi”, tha Braçe.

Shqiptarja.com 26.11.2014