Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Gatimi me termoizolim kursen energjinë

Kemi dëgjuar shpesh se si termoizolimi kursen energjinë e përdorur nga ndërtesat, por pak mund ta dinë se termoizolimi mund të na ndihmojë të kursejmë ndjeshëm energjiìnë e përdorur në gatim. Kjo është një traditë e vjetër për të cilën gjenden shkrime që nga mesjeta. Ajo mund të praktikohet me pajisje moderne, por dhe me pajisje të improvizuara në kushte shtëpiake.

Ideja është e thjeshtë: Pasi gjella merr një valë tenxherja e gatimit hiqet nga zjarri e mbulohet gjithandej me material izolues. Materiali izolues nuk lejon largimin e nxehtësisë. Gjella gatuhet në nxehtësinë e marrë. Në pajisje të improvizuara si material termoizolues mund të përdoren gazetat, tallashi, sana, gëzofi, lëpushkat e misrit etj.

Në vende të ndryshme të botës kjo teknikë ka gjetur zbatime të ndryshme. Në Azi në vitet 90 u përhap modeli i tenxheres nxehëse: një komplet tenxheresh metalike, njëra më e vogël se tjetra, ku e vogla futet tek e madhja, kurse tenxherja e madhe ka mur të dyfishtë me vakum ose material termoizolues brenda.

Në Turqi, Afrikën e Jugut etj. prodhohet modeli i çantës termoizoluese (Wanderbag). Deri në vitin 2013 mbi 600,000 çanta të tilla janë prodhuar dhe shpërndarë vetëm në Afrikën e Jugut, kurse në vitin 2013 kompania prodhuese deklaroi në forumin botëror ekonomik synimin për të prodhuar e shpërndarë 100 milion çanta të tilla. Prodhimi i saj mbështetet nga Unilever dhe Microsoft. Çanta Wanderbag përmban polistiren si material termoizolues.

gatimi me termoizolim

Përdorimi i termoizolimit ka përfitime të shumëfishta: energjia kursehet, emetimet e karbonit pakësohen, uji kursehet, pakësohet prerja e pyjeve dhe ekspozimi ndaj tymrave në zonat ku gatuhet me dru etj.

Kompania prodhuese e çantës termoizoluese, Natural Balance, është në proçes regjistrimi të çantës në Mekanizmin e Zhvillimit të Pastër të OKB-së, si teknologji që pakëson emetimet e karbonit. Regjistrimi do të mundësonte përfitimin e krediteve të karbonit sa herë një çantë e tillë shitet.

Ekolëvizja, 21.11.2014