Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Prishtinë, ngrohja me avull, në fund të muajit

Drejtuesit e KEK, Termokos dhe përfaqësuesit e IMTECH thonë se javët e fundit ka pasur një dinamikë të shtuar të punimeve në projektin e Kogjenerimit, me qëllim përmirësimin e furnizimit me ngrohje për qytetin e Prishtinës dhe sipas planifikimit, 26 nëntori 2014 pritet të jetë data kur ky projekt nis funksionin e tij.

Fadil Ismajli, ministri i Zhvillimit Ekonomik, me bashkëpunëtorët e tij ka vizituar Termocentralin Kosova B, ku ka inspektuar punimet finale në këtë projekt dhe ka lajmëruar për nisjen e funksionimit.

Me këtë rast, Ministri Ismajli ka kërkuar mobilizim e plotë nga akterët e përfshirë në implementimin e këtij projekti, që të respektohen afatet e parashikuara për finalizimin e tij, në mënyrë që vonesat të mos ndikojnë aspektet tjera të shërbimeve të qytetarëve.

Realizimi i Projektit të Kogjenerimit u mundësua me fondet e përbashkëta të Komisionit Evropian, Qeverisë Gjermane nëpërmes KFW, Qeverisë Suedeze, Qeverisë së Luksemburgut dhe Komunës së Prishtinës.

Revista Monitor, 18.11.2014