Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Maqedoni, bie ndjeshëm çmimi i naftës

Çmimi i shitjes me pakicë në Maqedoni i benzinës mësohet se duke nisur nga dita e sotme, pëson rënie të lehtë deri në 1,5 denarë më pak, ndërsa çmimi i dizelit për gjysmë denarë.

Sipas Vendimit të Komisionit Rregullator për Energjinë, siç transmeton Alsat-M, çmimi i ri i Eurosuper BS-98 do të arrijë 73,50 dinarë, i Eurosuper BS-95 do të jetë 72 denarë, ndërsa i Eurodiezelit 62 denarë.

Ekstra vaji i lehtë për përdorim shtëpiak gjithashtu pëson rënie çmimi me gjysmë denari dhe do të kushtojë 50,50 denarë për litër.

Gjithashtu mësohet se zvogëlohet edhe çmimi i mazutit, i cili do të shitet në treg me 33,01 denarë për kilogram.

Revista monitor, 18.11.2014