Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Gara makinash me energji diellore

A e dini se cila është gara më e çuditshme që po zhvillohet së fundi! Ndoshta do të habiteni, por në shkretëtirën e Atacama-s në Kili, ka nisur gara e makinave që e marrin fuqinë nga rrezet e diellit.

Makinat solare tashmë e kanë shmangur problemin e karburantit, dhe kanë nisur ndërgjegjësimin për përdorimin e energjisë diellore.

Në Kili këtë javë, janë duke marrë pjesë në një garë 20 skuadra, makinat e të cilave furnizohen nga dielli. Emetimet e karbonit në këtë rast janë zero, ndaj rëndësia e këtyre mjeteve është duke u vlerësuar edhe në pikëpamjen e ruajtjes dhe mbrojtjes së mjedisit.

Gara zhvillohet në një gjatësi prej 1,400 km (870 milje) nëpër shkretëtirën Atacama, ku normat diellore të rrezatimit janë ndër më të lartat në botë.

Makina mbështetet në qelizat fotovoltaike që e kthejnë dritën e diellit në energji elektrike e cila përdoret për t’i dhënë fuqi motorit, apo për të ngarkuar baterinë e makinës, për përdorim të mëvonshëm. Kjo teknologji është përmirësuar me hapa të mëdhenj në vitet e fundit.

Gazeta Shekulli, 17.11.2014