Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Arrestohen dy roje të Bankers Petroleum

Policia e Fierit ka arrestuar dy roje private të kompanisë së naftës “Bankers Petroleum”, pas konstatimit se ata kishin favorizuar vjedhjen e 100 litra naftë nga kjo firmë.

Arrestimet janë bërë nga Sektori kundër Krimit Ekonomik Financiar në qytetin e Fierit, ndërsa në pranga kanë rënë rojet private Besnik Baro, 49 vjeç dhe Shkëlqim Dervishaj, 48 vjeç.

Sipas policisë personat në fjalë kanë qenë në krye të detyrës më datë 16 nëntor në orën 20:50 në Zharrëz në vatrën e pusit M35, ku është konstatuar edhe vjedhja.

Kamerat e sigurisë që survejonin depozitat kanë regjistruar momentet kur dy persona të paidentifikuar në bashkëpunim me njeri-tjetrin po vidhnin duke mbushur disa bidona me naftë.

Kamerat kanë regjistruar gjithashtu dhe dy rojet Besnik Baro së bashku me Shkëlqim Dervishaj, duke biseduar me dy hajdutët dhe nuk kanë kryer veprimet për parandalimin e dy personave në kërkim.

Gazeta Shekulli, 18.11.2014