Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Kërkesat e operatorëve, Braçe: transparencë

Deputeti i Partisë Socialiste, njëherësh kreu i Komisionit të Ekonomisë Erjon Braçe ka reaguar lidhur me kërkesën e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike drejtuar ERE për rritje të çmimit të energjisë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Braçe thekson se kërkesa e OSHEE-së, si dhe dy kërkesat e mëparshme të KESH dhe OST, për rritjen e çmimit të energjisë, janë të pajustifikuara.

Sipas Braçes të tre korporatat duhet të bëjnë publike kërkesat e tyre si dhe argumentat që i shoqërojnë këto kërkesa, pasi siç thekson ai këtë radhë nuk do të veprohet si deri më tani por do të ketë transparencë për çdo qindarkë.

Gjithashtu Braçe i ka bërë thirrje edhe Entit Rregullator të Energjisë, që sipas tij të marrë përgjegjësinë që të mos lejojë që keqmenaxhimi në sistem të bëhet argument për tarifat e reja.

Më poshtë postimi në Facebook i deputetit socialist Erjon Braçe:

“Kerkesat e KESH, OST e ne fund per te mbyllur ciklin nga OSHE; Ne nivelin e ri te kerkuar jane teresisht jo serioze e te pa justifikuara!! Te tre koorporatat do benin mire ti benin publike per kedo tarifat e reja te kerkuara prej tyre bashke me argumentat qe i shoqerojne ato. Kete here nuk do bejne dot si perhere!! Transparence per cdo qindarke te kerkuar!! Enti Rregullator i Energjise te marre pergjegjesine per te vendosur ne menyre ligjore e mbeshtetur teresisht ne argumente teknike e te mos lejoje qe keqmenaxhimi ne sistem te behet argument per tarifat e reja!!”

Shqiptarja.com 15.11.2014