Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Çmimi i naftës do rrisë furnizimin

Tendenca e cila i ka çuar çmimet e naftës në nivelin më të ulët për këtë katër-vjeçar, pritet të thellohet edhe më tej. Ky ishte një paralajmërim i dhënë nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë në raportin e saj të fundit mujor të tregut.

Mbikqyrësit e tregut, me bazë në Paris, deklaruan të premten:

“Ndërsa ka pasur disa spekulime se kostoja e lartë e prodhimit të pazakontë të naftës mund të vendosi një ekuilibër të ri për çmimet brent nga $ 80 në $ 90, balancat e furnizimit / kërkesës sugjerojnë se ulja e çmimit ende nuk ka drejtuar kursin e saj. ”

Kundrejt një spekulimi për dobësimin e kërkesës, mësohet se furnizimi i naftës në muajin tetor është rritur, duke shtuar presionet e mëtejshme mbi rënien e çmimeve, tha IEA (International Energy Agency ) në raportin e saj mujor të tregut.

Sipas Telegraf.co.uk, furnizimi global me naftë arrin 350,000 fuçi në ditë në tetor.

“Çmimet bruto janë duke cuar drejt një ulje tjetër, me zhvendosjen e Brent nën 80 $ për herë të parë që nga fundi i vitit 2010,” tha Chris Beauchamp, Analist Tregu, IG.

“Me këtë nivel drejt 75 $ tani duket shumë si një gjueti që vazhdon për nivelin më të ulët në çmimet e naftës.”

Furnizimi me tepricë do të shtojë presionin mbi Organizatën e Vendeve Eksportuese të Naftës të shkurtojë ndjeshëm përsëri prodhimin, në takimin e tyre, që pritet të zhvillohet në 27 nëntor.

Megjithatë, prodhuesit e mëdhenj të grupit mund të jenë të gatshëm ta bëjnë këtë për shkak të rrezikut të humbjes së më shumë pjesëve të tregut të naftës në SHBA.

Paralajmërimi i IEA mbi çmimet e ndjekin Departamentin Amerikan të Energjisë, e cila këtë javë ka ulur parashikimet e saj për çmimet në vitin 2015.

Çmimi mesatar është dhënë 77,75 $ për fuçi në vitin e ardhshëm, poshtë nga parashikimi i mëparshëm prej 97,72 , të deklaruar muaj më parë.

Revista Monitor, 14.11.2014