Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

KEDS përmirëson rrjetin e shpërndarjes

Nga mirëmbajtja e rrjetit përfituan dhjetëra mijë konsumatorë. Për vetëm katër muaj KEDS ka ndërruar 85 transformatorë, rreth 18 kilometra kabllo nëntokësore e ajrore, ka riparuar transformatorë dhe ka bërë pastrimin e mbi 412 kilometrave të rrjetit elektrik. Nga këto aktivitete kanë përfituar dhjetëra mijë konsumatorë

KEDS gjatë katër muajve, përkatësisht nga 1 korriku deri në muajin tetor, ka arritur që të bëjë mirëmbajtjen dhe përgatitjen e rrjetit 35 kV, 10 kv dhe 0.4 kV anekënd Kosovës. “Nga 1 korriku e deri në fund të muajit tetor, kemi arritur të bëjmë ndërrimin e transformatorëve të mbingarkuar, rreth 85 sosh dhe rreth 75 rregullime të tokëzimeve punuese dhe mbrojtëse”, thotë Armend Ymeri, menaxher i Departamentit të Mirëmbajtjes. Këto nuk janë punët e vetme që ka bërë KEDS sa i përket përmirësimit të rrjetit elektrik. “ Në të njëjtën periudhë kohore janë vënë 1044 shtylla të drurit dhe të betonit të tensionit të ulët dhe atij të mesëm. Njëherësh, kemi bërë riparimin e ormanëve ekzistues dhe kemi montuar të rinj, gjithsej 91 sosh, kemi bërë montimin e 621 shkarkuesve, kemi shtrirë 7874 m kabllo nëntokësore të tensionit të mesëm, si dhe 10.278 m kabllo ABC të tensionit të ulët”, shton Ymeri. Ekipet e mirëmbajtjes po ashtu kanë bërë riparimin e 7 trafostacioneve dhe kanë vënë 3716 izolatorë të tensionit të mesëm dhe të ulët. “E gjithë kjo punë është bërë falë angazhimit maksimal të 105 punëtorëve të Departamentit të Mirëmbajtjes, dhe natyrisht se këto rezultate u atribuohen atyre”, thotë Ymeri.

Këto punë për një periudhë kaq të shkurtër kohore janë realizuar falë punës ekipore dhe angazhimit të madh, të cilët në shumë raste kanë punuar deri në ora 24 të mbrëmjes, me qëllimin e vetëm për arritjen e objektivave të parashtruara. Pos punëve të tyre të përditshme, ata u ndihmojnë edhe kolegëve në Departamentin e Prishjeve.

Përmirësimi i vazhdueshëm i rrjetit ka sjellë edhe rritjen e kualitetit të shërbimeve për konsumatorë. Kjo ka bërë që punëtorët e mirëmbajtjes të mirëpriten nga qytetarët. “Për besë, tash edhe frymë po marrim më lirshëm”, thotë Jashar Haliti, konsumator, i cili ndaloi ekipet e mirëmbajtjes për t’i falënderuar për punën e bërë. “Më herët e kisha shtyllën e drurit dhe kishim drojë të vazhdueshme mos po rrëzohet. Tash ajo është ndërruar me shtyllë të betonit. E bashkë me shtyllën e drurit iku edhe ankthi. Jemi çliruar”, shton ai.

Pos punëve të përditshme, KEDS gjatë verës kishte angazhuar edhe 30 punëtorë sezonal për pastrimin e traseve, të cilët brenda katër muajve kanë pastruar 412 km të rrjetit elektrik, kryesisht dru të cilët shkaktonin prishje të vazhdueshme, sidomos gjatë motit të lig.

energjia.al 12.11.2014