Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Kosova, pjesë e projekteve energjetike

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli po merr pjesë në Samitin për Energji që po mbahet në Izmir të Turqisë me temën “Siguria Energjetike në Evropën Juglindore”.

Në adresimin e tij në Samit, ministri Ismajli foli për rolin e Kosovës në sigurinë e furnizimit me energji në Evropën Juglindore. Ai po ashtu theksoi se Kosova do jetë pjesë e planeve e energjetike për këtë pjesë të Evropës.

Pos tjerash, kreu i MZHE-së, foli edhe për linjat e interkoneksionit për të cilat theksoi se Kosova po bën përparime. Ndërkaq, gazi dhe furnizimi me gaz përmes projekteve TAP dhe IAP u vunë po ashtu në spikamë nga ministri Ismajli.

Duke pasur parasysh faktin që Republika e Turqisë po përballet me tragjedinë e minatorëve për të cilët tash e sa ditë nuk dihet fati i tyre, ministri Ismajli fjalën e tij e nisi me shprehjen e keqardhjes dhe shpresën që fati i minatorëve të ndriçohet sa më shpejt duke shpresuar në më të mirën, që ata të jenë gjallë dhe të kthehen në punët dhe familjet e tyre.

energjia.al 09.11.2014