Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Fillon edicioni 2 i Akademisë së KEDS

Këtë fundjavë, 50 pjesëmarrësit e përzgjedhur do të fillojnë zyrtarisht programin e edicionit të dytë të Akademisë së KEDS, fituese e 4 çmimeve prestigjioze ndërkombëtare në fushën e përgjegjësisë shoqërore. Studentët e përzgjedhur janë më të suksesshmit në mesin ne qindra aplikantëve.

Në një ceremoni zyrtare të organizuar në Prishtinë fillon punon edicioni i dytë i Akademisë së KEDS, e themeluar nga KEDS në bashkëpunim me Universitetin e Prishtinës, Universitetin Bogazici dhe Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

Akademia është iniciativë e KEDS që ka për qëllim ofrimin e hapësirës talentëve të rinj për zhvillim të mëtutjeshëm profesional dhe akademik. Gjenerata e parë e Akademisë së KEDS ofroi trajnime profesionale dhe akademike, mundësi praktike dhe punësim për 50 pjesëmarrës nga Universiteti i Prishtinës dhe shkollat e mesme profesionale teknike ne KEDS.

“Edicioni i dytë i Akademisë do të ofrojë ngritje të kapaciteteve profesionale dhe akademike përmes programeve të trajnimit dhe programeve të punës praktike për 50 pjesëmarrës, deri sa për dallim nga edicioni i parë, KEDS do të bëjë punësimin vetëm te pjesëmarrësve më të suksesshëm bazuar në të arriturat dhe performancën gjatë ligjëratave dhe fazës praktike të zhvillimit të Akademisë”, theksoi z. Mesut Serhat Dinc, anëtarë i bordit ekzekutiv të KEDS, njëherit edhe ideator dhe themelues i Akademisë.

Pjesa e trajnimeve profesionale do të ofrohet nga Universiteti Bogazici në Turqi, i ranguar ndër 200 më të mirët në botë, dhe ekspertë të KEDS në fushën e energjetikës dhe fusha të ndryshme profesionale. “Pas edicionit të parë shumë të suksesshëm ne jemi shumë të përgatitur për arritjen e targetit të ri në edicionin e dytë. Ai është që të avancohet tutje Akademia në të gjitha aspektet dhe për këtë jemi të përgatitur”, tha Mehmet Alishan nga Universiteti Boazici.

Partner i Akademisë së KEDS është edhe Universiteti i Prishtinës. “Përkrahja nga Universiteti I Prishtinës për Akademinë e KEDS-it do të jetë permanente. Uroj që edhe ky edicion I Akademisë së ˜KEDS-it të jetë I suksesshëm. Kjo u mundëson studentëve që të avancojnë dijet e tyre të përfituara dhe ato tí zbatojnë në praktikë ”, tha Arbnor Pajaziti, prorektor i Universitetit të Prishtinës.

Pas përfundimit të programit të trajnimit studentët do të marrin pjesë në punë praktike të ofruar nga KEDS. “Ballafaqimi me situata reale në punë është më se i rëndësishme për të ngritur kapacitetet profesionale andaj edhe kemi disejnuar këtë program trajnimi dhe të punës praktike për të ndihmuar talentët e rinj Kosovar dhe për të kontribuar në vendin ku ne veprojmë”, theksoi Mesut Serhat Dinc.

Akademia e KEDS është vlerësuar me 4 çmime Stevie Awards, çmimet më prestigjioze ndërkombëtare për të arriturat në fushën e përgjegjësisë shoqërore.

“Akademia e KEDS është shembull i mirë i bashkëpunimit të ndërmarrjeve private me sektorin e edukimit në Kosovë dhe si e tillë duhet ndjekur nga të gjithë. Të rinjtë në Kosovë kanë nevojë për përkrahje dhe për mundësi të tilla. Madje, bazuar në suksesin dhe performansën e pjesëmarrësve të gjeneratës së parë, ne kemi bërë punësimin e të gjithë pjesëmarrësve dhe tani ata janë pjesë e KEDS, duke kontribuar për zhvillimin e sektorit të energjisë në Kosovë”, deklaroi Mesut Serhat Dinc.

Telegrafi, 10.11.2014