Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Kroacia kërkon sërish INA-n

Pavarësisht ‘zerave’ mbi qëllimin e Gazprom për të blerë aksionet e kompanisë së naftës MOL të Hungarisë nga kolegu i tij kroat, INA, Kroacia ende përgatitet për një blerje të mundshme të kompanisë, në rast se dështojnë bisedimet në process me MOL mbi menaxhimin e përbashkët të INA.

Ministri i Ekonomisë së Kroacisë, Ivan Vrdoljak tha për Bloomberg se blerja ishte një nga mundësitë në shqyrtim, dhe shtoi se qeveria në Zagreb do të propozojë një kontratë të re aksionerësh ndaj MOL

MOL zotëron 49.08% të INA-s me të drejta menaxhimi dhe shteti kroat 44.84%. Ivan Vrdoljak pret që raundi i gjashtë i negociatave mbi të ardhmen e kompanisë kroate të fillojë ‘jo më vonë’, se në fillim të dhjetorit. Në korrik të këtij viti, Vrdoljak tha për Bloomberg se Kroacia ka kërkuar të negociojë një kredi për të blerë aksionet e MOL në INA. Aksionet e zotëruara nga MOL dhe deri në 19% e aksioneve të Kroacisë do të mund të përdoreshin si kolateral për kredi. Në këtë mënyrë, nuk do të kishte nevojë për garanci qeveritare, dhe transaksioni nuk do të rriste borxhiin public, tha Vrdoljak në atë kohë.

Revista Monitor, 07.11.2014