Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Naço: Jo amnisti për vjedhësit e energjisë

Nuk do të ketë amnisti për askënd që vjedh energji elektrike dhe arrestohet nga policia. Këshu ka deklaruar Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço, i cili ka marrë pjesë në një aksion të OSHEE dhe policisë së shtetit, kundër prerjeve të lidhjeve të paligjshme dhe vjedhjes së energjisë. Naço i shoqëruar në këtë aksion me Administratorin e OSHEE, Arben Seferi, u ka kujtuar gjyqtarëve rëndësinë e punës së tyre në këtë aksion të ndërmarrë nga qeveria për të dënuar çdo vjedhës së energjisë. Naço i bëri thirrje gjyqtarëve që para se të kërkojnë rritje të pagave, më parë të zbatojnë me rigorozitet ligjin.

“Mesazhi im është i qartë për të gjithë ata që abuzojnë me vjedhjen e energjisë, duhet ta kuptojnë që dispozita ligjore ka ndryshuar dhe sot dëmtimi i matësit apo vjedhja e energjisë dënohet me 3 vjet burgim. Apo kur është rast i përsëritur dhe në bashkëpunim shkon deri në 5 vjet burgim. Nuk do të ketë amnisti për asnjë vjedhës. Mesazhi i dytë është për ata gjyqtarë dhe prokurorë që duhet të zbatojnë ligjin dhe vetëm ligjin. Çdo takim që bëjnë kërkojnë paga më të lartë, por duhet ta kuptojnë që neglizhenca e tyre në rastin e energjisë elektrike do të rinë në gjendjen që janë dhe nuk do tu rriten pagat, sepse janë miliona euro që vidhen çdo ditë”, tha Nasip Naço, Ministër i Drejtësisë.

Më tej Naço i ka bërë thirrje biznesmenëve të paguajnë energjinë, se ndryshe do të përfundojnë pas hekurave. “Të gjithë ata biznesmenë që duan të zhvillojnë një aktivitet në përputhje me ligjin që pagojnë mijëra lekë për telefonat e tyre dhe harrojnë të paguajnë energjinë elektrike, apo akoma më keq të kenë lidhje të paligjshme. Do fillojmë nga këta biznesmenë që harrojnë të pagojnë energjinë po bëjnë paradë mode me makinat e tyre në Tiranë”, tha Naço.

OSHEE ka marrë mbështetjen e qeverisë në këtë aksion të rëndësishëm për ti thënë ndal abuzimit të energjisë elektrike nga vjedhësit dhe ata që nuk e paguajnë. Kreu i OSHEE Arben Seferi, është mbështetur në këto aksione nga Ministrat Saimir Tahiri, Damian Gjiknuri dhe së fundi nga ministri Naço.

Albanian Screen, 04.11.2014