Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Korçë, ndalohen 5 elektriçistë të korruptuar

Pesë elektrecistë të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike janë arrestuar nga policia e Korçës gjatë ditës së sotme në kuadër të opeacionit kundër lidhjeve të paligjshme që po zhvillohet në këtë rreth.

Elektreçistët mësohet se kanë përpiluar procesverbale fiktive për ndërprerjen e energjisë elektrike për bizneset private në qytetin e Korçës e Devollit, ndërkohë që këta punonjës nuk kanë bërë ndërprerjen reale të energjisë elektrike.

Të arrestuarit janë Xhemal Cenolli 51 vjeç, Refik Fero, 64 vjeç, Clirim Pilinci, 37 vjeç, Miri Seidolli 43 vjeç dhe Edmond Mullalli 32 vjeç.

Shqiptarja.com 02.11.2014