Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Vdes CEO i gjigandit të naftës ‘Total’

Kristof de Marzheri, shefi Ekzekutiv i gjigantit të naftës “Total”, humbi jetën mbrëmë kur avioni me të cilin po udhëtonte u përplas me një makinë për pastrimin e borës në aeroportin ndërkombëtar të Moskës, Vnukovo.

Lajmin e konfirmuan zyrtarët e aeroportit. Avioni po nisej për në Paris pak minuta para mesnate. 63-vjeçari kishte marrë pjesë në një takim në Moskë me qeverinë ruse për investimet e huaja.

Bashkë me të, humbën jetën edhe tre francezë të tjerë, pjesëtarë të ekuipazhit. De Marzheri drejtonte kompaninë franceze që prej vitit 2007.

Sipas autoriteteve ruse që po hetojnë incidentin, shoferi i makinës së dëborës ishte i dehur, por përplasja ka ndodhur edhe për shkak të pilotimit të gabuar të avionit.

“Total” është një prej investitorëve më të mëdhenj të huaj në Rusi, por dukej se gjërat po ndryshonin për keq që pas rrëzimit të avionit malajzian më 17 korrik në territorin ukrainas nga rebelët separatistë pro-rusë.

Vetë De Marzheri ishte një prej mbështetësve më të mëdhenj të politikave ruse për energjinë që pas fillimit të konfliktit me Ukrainën.

Me mustaqet e tij karakteristike dhe sjelljen imponuese, ai ishte një prej figurave më të njohura ndër drejtuesit e kompanive të naftës në botë.

“Total” është kompania e katërt më e madhe në Europën perëndimore për përpunimin dhe tregëtimin e naftës, pas Exxon, Royal Dutch Shell dhe Chevron.

Koha Jonë, 21.10.2014