Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Qeveria merr 100% të aksioneve të OSHEE

Ministria e Energjisë dhe Industrisë njofton opinionin publik se ditën e sotme u nënshkrua Marrëveshja ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe shoqërisë CEZ a.s, për Transferimin e Aksioneve të shoqërisë OSHEE, të cilat ishin në pronësi të shoqërisë CEZ a.s. Kjo marrëveshje përmbyll edhe procesin e zgjidhjes me mirëkuptim të mosmarrëveshjeve me shoqërinë CEZ a.s, që u nënshkrua në qershor 2014.

Me anë të kësaj marrëveshje, tashmë 100% të aksioneve të shoqërisë OSHEE i kalojnë shtetit shqiptar dhe në këtë mënyrë përfundon edhe faza e administrimit të përkohshëm të shoqërisë e cila kishte filluar që në Janar 2013.

Përfundimi i këtij procesi i krijon tanimë mundësinë qeverisë që të fillojë reformimin në mënyrën e administrimit të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) dhe në sajë edhe në mbështetjes së donatorëve, të ndërhyjë për kryerjen e investimeve që synojnë përmirësimin e rrjetit të shpërndarjes në të gjithë komponentët dhe rritjen cilësore të shërbimit ndaj konsumatorëve.

energjia.al 16.10.2014