Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

KEDS, fitim 40 mln euro nga borxhet

Konsorciumi ‘Çalik-Limak’, që e privatizoi KEDS-in, do të përfitojë deri në 10% nga mbledhja e borxheve të KEK-ut.

“Tashmë KEDS-i është agjent i KEK-ut për grumbullimin e borxheve të vjetra, e që shuma që ata përfitojnë nga mbledhja e borxheve varion nga 5 deri në 10%, në varësis të grumbullimit të borxheve”, ka bërë të ditur një burim nga KEK-u.

Në anën tjetër, zyrtarët e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik (MZHE), si dhe përfaqësuesit e KEDS-it dhe KEK-ut nuk kanë treguar përfitimet e kompanisë KEDS nga ky shërbim.

Sipas zyrtarëve të KEK-ut, në kohën kur është nënshkruar marrëveshja mes KEDS-it në maj të vitit të kaluar, shuma e borxheve ka qenë 410 milionë euro.

“Siç jeni në dijeni, në bazë të vendimeve të Qeverisë së Republikës së Kosovës, janë finalizuar dy procese të ndryshimeve strukturore që kanë afektuar KEK-un”, ka thënë Edmond Nulleshi, drejtor i Shërbimeve në KEK.

Revista Monitor, 09.10.2014