Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Tentuan të shesin naftë bruto, arrestohen

Tentuan të shisnin naftë bruto, arrestohen në flagrancë. Policia e Fierit ka arrestuar katër shtetas teksa ndryshuan destinacionin e lëvizjes së shkarkimit të naftës bruto, me qëllim që ta shisnin atë në pika private.

Policia njofton se kanë rënë në pranga shtetasit Sotiraq Sallaku, Klevis Aliaj, Sokrat Yzeiri, Bashkim Shehaj, të cilët drejtonin 3 autobote me naftë bruto.

Sipas burimeve të para, bëhet fjalë për 100 ton naftë bruto, vlera e të cilës po të shitej shkon në qindra mijëra euro.

Gazeta Shqip, 08.10.2014