Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Energji, prodhim i ulët për shkak të prurjeve

Vetëm një ditë më parë INSTAT raportoi shifrat e ecurisë së ekonomisë shqiptare sipas industrive, ku spikati rënia e energjisë me rreth 29% gjatë tremujorit të dytë të 2014-ës krahasuar e të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Kjo rënie konfirmohet edhe nga të dhënat zyrtare nga Korporata Energjetike ku është marrë në analizë ecuria e prodhimit dhe prurjeve hidro sipas muajve për periudhën janar – qershor 2014 dhe janar – qershor 2013.

Burimet sqarojnë se gjatë gjashtë muajve të parë të viteve 2013 dhe 2014 shfrytëzimi i rezervës energjetike është bërë në kushte të përafërta të vlerësuara në fund të periudhës optimale. Sipas të dhënave, prodhimi për gjashtëmujorin e parë të vitit 2014 rezultoi rreth 42% më i ulët kundrejt realizimit të vitit 2013.

Nga ana tjetër prurjet natyrore në kaskadën e Drinit për 2014-ën rezultuan rreth 47% të prurjeve të vitit 2013.

Ndërsa niveli mesatar i shfrytëzimit në Hec Fierzë për vitin 2014 rezultoi 10.5 m më i ulët se në 2013, për rrjedhojë prodhimi është bërë me eficencë më të ulët.

KESH bën të ditur se janë disa shkaqet që çuan në rënien e prodhimit të energjisë nga burimet hidro në 6-mujorin e parë të vitit 2014 e që kanë të bëjnë me reduktimin e prurjeve atë të eficencës së prodhimit, duke punuar me nivel mesatar me të ulët në Hec Fierzë.

ecuria-e-prodhimit-dhe-prurjeve 3m2 2014

Revista Monitor, 07.10.2014