Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Maniatis, Interes për kërkimet e naftës në det

Qeveria greke parashikon që kërkimet për naftë dhe gaz në detin Jon të fillojnë në vjeshtën e vitit të ardhshëm. Ndërkaq, shpallja e tenderit dhe publikimi në gazetën zyrtare të Komunitetit Europian do të bëhet brenda tetorit të sivjetëm.

Grafiku i procedurave është prezantuar në një konferencë shkencore në Athinë, nga Aleksandra Sdokou, shefe e kabinetit të ministrit grek të energjisë.

Sipas saj, pas publikimit në gazetën zyrtare të Komunitetit Europian, do të ndërmjetësojë paraqitja e ofertave që pritet të zgjasë deri në prill 2015. Do të pasojë shqyrtimi i ofertave të tenderit deri në korrik, dhe pastaj, hapi i fundit, shpallja e fituesve dhe nënshkrimi i kontratave që parashikohet të ndodhë në muajin tetor të vitit 2015.

Sipas ministrit të mjedisit, energjisë dhe ndryshimit klimatik Janis Maniatis, ekziston një interesim shumë i madh për tenderimet. Në të njëjtën konferencë, Maniatis prezantoi projektet më të rëndësishme energjitike që po realizohen në Greqi, (gazsjellësi TAP, stacioni i gazit të lëngët në Revithusa, ndërtimi i një stacioni të ri në Greqinë e Veriut).

Shqiptarja.com 02.10.2014