Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

KEK, vetëm me një njësi prodhuese

Deklaratë e KEDS Shpërndarje:

Në orët e pasditës, jemi lajmëruar për daljen nga puna të njësisë gjeneruese B2 në termocentralin B të KEK për shkak të prishjeve, njëra prej dy njësive të vetme gjeneruese që prodhonin energji elektrike pas aksidentit në termocentralin Kosova A të KEK. Momentalisht, i gjithë furnizimi me energji elektrike varet nga një njësi gjeneruese në termocentralin Kosova A të KEK dhe nga importi i shtuar jashtë mase që KEDS realizon dhe mbulon në mënyrë që furnizimi të jetë i kënaqshëm që nga aksidenti në Kosova A.

Përkundër sasive të mëdha të importit të energjisë elektrike, fatkeqësisht kërkesa e konsumatorëve do të jetë më e madhe se ajo e kapaciteteve energjetike andaj edhe jemi të detyruar të bëjmë ndërprerje të furnizimit me energji elektrike deri sa gjendja në njësinë B2 të sanohet nga KEK. Momentalisht KEK prodhon 130 MWH deri sa konsumi në vend sillet rreth 700 – 750 MWH. Nga KEK jemi informuar që janë duke bërë të pamundurën që prishja të sanohet në afatin më të shkurt kohor dhe që njesia do të fillojë funksionimin brenda disa orëve.

Përfundimisht, besojmë që të gjithë mund të kontribuojnë në ditë të tilla të vështira për sektorin e energjisë në Kosovë, andaj edhe lusim të gjithë të përdorin energjinë në mënyrë të përgjegjshme.

energjia.al 26.09.2014