Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Makina që harxhon 1 litër për 100 km

Kompania Renault ka prezantuar prototipin e saj EOLAB, e cila vjen me 100 risi teknologji të reja, po ashtu makina për 100 kilometra do të harxhojë vetëm 1 litër karburant.

Renault është e vendosur për të ndihmuar në ruajtjen e mjedisit dhe për të zvogëluar vrimat e ozonit të shkaktuara nga emetimi i dëmshëm i CO2.

Për këtë qëllim është zhvilluar një prototip të bazuar në modelin e B-segmentin (Clio) në të cilin ndërtoi jo më pak se 100 risi teknologjike.

Zgjidhje të reja Renaulti planifikon të zbatojë gradualisht ato në modelin e tyre të prodhimit në të ardhmen dhe zbatimi i plotë i teknologjisë inovative do të jetë i zbatueshëm në vitin 2020.

Në fakt i gjithë projekti që në fillim është dizajnuar me qëllim të arritjes së prodhimit sa më të madh të këtij modeli.

Balkan Web, 25.09.2014