Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

800 mln euro pë TEC ‘Kosova A’

Me 200 milionë euro investim direkt nga Qeveria e Kosovës dhe 600 të tjera investim që do t’i bënte KEK-u nga të hyrat e veta, Kosova mund ta rindërtojë termocentralin “Kosova A”.

Me 800 milionë euro do të sigurohet një termocentral me kapacitet prej 800 megavatesh që do të ishte në funksion në 30 vjetët e ardhshëm. “Kosova A” e modernizuar do të mbetej pronë shtetërore. Ky është projekt-propozimi i kompanisë gjermane “Babcock Borsig Steinmüller” Bilfinger, që i është prezantuar Qeverisë në detyrë dhe që do t’i propozohet edhe Qeverisë së re, shkruan sot Koha Ditore.

Volker Harzbecker, ekspert i shitjes në kompaninë “Bilfinger”, ka thënë se janë në pritje të formimit të Qeverisë së re për t’ia prezantuar këtë projekt, edhe pse të gjitha partive politike u është prezantuar i njëjti.

Ka thënë se ka marrë përgjigje pozitive edhe nga kryeministri në detyrë gjatë takimit, por që asnjëherë nuk ka marrë një vendim nga Qeveria që drejton ai.

Portali Telegrafi, 18.09.2014