Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Çmimi i energjisë elektrike

Operatorët e mëdhenj energjetikë kanë dorëzuar kërkesat e tyre së bashku me analizën vjetore të punës për rishikimin e çmimit të energjisë elektrike.

Vendimi që do të merret në muajin Dhjetor, nga bordi i Komisionerëve të ERE pritet të ndryshojë edhe tarifat e çmimit të cilat kanë qenë të palëvizshme që prej 4 vitesh.

Ahmeti sqaron se, nga analiza e deritanishme e kërkesave të paraqitura, dhe sidomos nevojat e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike për rishikim të çmimeve, tarifat për konsumatorët familjarë do të ndryshojnë në një vlerë fare të vogël, thuajse të papërfillshme.

Aktualisht, konsumatorët familjarë paguajnë një çmim energjie prej 7.7 lekë për çdo kilovator që konsumojnë deri në 300 të tillë në muaj. Kalimi i kësaj kuote mujore nënkupton se, për çdo kilovator shtesë konsumatori paguan 13.5 lekë.