Energjia, humbjet ende të larta
Niveli i humbjeve në rrjetin energjetik vazhdon të mbetet tepër i lartë, duke arritur në diçka më shumë se 38% e konsumit.
Objektiv i qeverisë është që të ruajë këtë nivel përgjatë gjithë vitit, pasi me ligjin aktual të funksionimit të sektorit energjetik, është e pamundur që situata të ndryshojë. Ndërsa, ligji i ri për sektorin e energjisë elektrike do të jetë gati gjatë këtij muaji dhe pritet të votohet në Kuvendin e Shqipërisë në muajin Nëntor.
Ligji i ri parashikon ndryshime thelbësore në funksionimin e tregut dhe operatorëve energjetikë. Parashikohen masa më të rënda për abuzuesit dhe vjedhësit e energjisë si edhe një pavarësi e institucioneve si KESH, OST dhe OSHEE.
Kjo e fundit do të jetë përgjegjëse për importin e humbjeve në rrjet, duke ia hequr barrën financiare KESH-it, por gjithashtu duke zgjeruar strukturën e inspektorëve në terren.
Scan TV, 02.09.2014