Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Ulet prodhimi i energjisë

Parandalimi i vjedhjeve të energjisë elektrike, por edhe mungesa e reshjeve kanë bërë që gjatë 6-mujorit të parë këtij viti prodhimi i energjisë të jetë rreth 50% më pak se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

2.35 GWh energji janë prodhuar gjatë kësaj periudhe, ndërsa vitin e kaluar kjo vlerë arrinte në 4.4 GWh. Korporata Elektroenergjitike shprehet se një ndër arsyet është ruajtja e rezervave hidrike për tëpërballuar thatësirën.

TV SCAN ka kërkuar informacion në ministrinë e Energjisë në lidhje me këtë shifër të ndjeshme. Ruajtja e rezervave hidrike ka ardhur gjithashtu për shkak se, OSHEE ka arritur të garantojë vetë importin e energjisë për mbulimin e humbjeve në rrjet.

Edhe konsumi i energjisë ka ardhur në rritje me 1.1%. megjithatë, rritja është mëse normale dhe korporata elektroenergjetike shqiptare parashikon mbulimin e rritjeve vjetore të konsumit nga viti në vit në nivelin e 3%.

Scan TV, 27.08.2014