Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Fier, proçedim për faturisten e energjisë

Faturat gjithnjë e më të larta, kanë bërë që një burrë nga Fieri të bëjë denoncim në polici. Dh.R., 61 vjeç, ka denoncuar 48 vjeçaren Sh.H. se gjatë faturimit të energjisë dhe gjatë leximit të matësave elektrikë pranë kompanisë Cez në Fier, e ka mbifaturuar.

61 vjeçari ka thënë në polici, se për shkak të faturave të kripura të cilat nuk justifikoheshin, ai kishte vëzhguar kilovatët e djegur, të cilët nuk përputheshin me faturën.

Për rrjedhojë ndaj 48 vjeçares, nisi procedimi penal për veprën penale “Shpërdorim detyre”.

Sot News, 19.08.2014