Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

‘Krimi më i madh në sektorin energjetik’

Gjatë seancës plenare të ditës së sotme deputeti socialist njëherësh dhe kryetar i Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe, gjatë fjalës së tij në Kuvend akuzoi ish-liderin e demokratëve Sali Berishën dhe atë aktual Lulzim Bashën, se i kanë shkaktuar dëme të mëdha sektorit elektro-energjetik që kap vlerën e 1 miliard dollarëve.

“Jemi përpara një krimi shumë të madh në sektorin elektro-energjetik. Ne 8 vite Sali Berisha dhe Lulzim Basha shkatërruan deri në falimentim sistemin elektro-energjetik, me një dëm që kap shifrën e 1 miliard dollarëve. Ata shkatërruan deri në falimentim skemën e pensioneve, dhe atë e paguani ju qytetarë të Republikës së Shqipërisë. Të dy ata shkatërruan deri në fund skemën e solidaritetit PAK. Janë mbi 150 milionë dollarë, që falë Saliut grabiten sot e gjithë e ditën. Sali Berisha dhe Lulzim Basha shkatërruan biznesin ne këtë vend dhe sistemin e kreditimit te ekonomisë”, u shpreh Braçe.

Gazeta Shekulli, 31.07.2014