Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Amerika konfiskon 100 mln USD naftë

Një gjykatë amerikane ka urdhëruar konfiskimin e naftës në vlerë prej 100 milionë dollarëve në një cisternë kurde, në afërsi të shtetit federal amerikan të Teksasit.

Zyrtarët irakenë thonë se cisterna nuk e kishte aprovimin shtetëror për importim.

Gjykata ka vendosur në favor të Irakut, e cila ka thënë se 1 milionë fuçi nafte janë shitur te një blerës amerikan anonim pa lejen e Bagdadit.

Zyrtarët irakianë ia kanë kërkuar dje gjykatës së Teksasit marrjen e vendimit që do e mundësonte konfiskimin e mallit.

Shitja e naftës kurde te rafineritë amerikane do e zemëronte Irakun pasi ky shtet konsideron se kjo naftë është kontrabanduar prej shtetit.

Departamenti amerikan i Shtetit, ka thënë se shitjet e pavarura të naftës nga rajoni autonom i Kurdistanit mund të çojnë deri te ndarja e Irakut.

Iraku është duke u përpjekur të ndalojë hapjen e tubacioneve të naftës nga Kurdistani për në Turqi.

Albanian Screen, 30.07.2014