Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Credins, kredi për kursimin e energjisë

Kursimi i energjisë elektrike dhe përmirësimi i cilësisë së jetesës në ambientet e banimit, tashmë është prezent nëpërmjet përdorimit më me eficencë të saj.

Kështu për të vendosur standardet e eficiencës së energjisë në ndërtim, Enti Kombëtar i Banesave, do të jetë shembulli I parë në ndërtimin e apartamenteve në të gjithë vendin me këtë lloj sistemi. Sipas drejtores së Përgjithshme të këtij Enti, Doris Andoni, ky do të jetë së shpejti realitet i prekshëm. Për të gjithë ata që dëshirojnë të ulin shpenzimet financiare për përdorimin e energjisë, “Credins Bank”, iu ofron këtë mundësi nëpërmjet kredisë “Kursim energjie”.

Anila Hazizaj, drejtore e Riskut të Kredisë Individuale në “Credins Bank”, u shpreh se, me anë të kësaj kredie mund të bëhen ndryshime në banesën e gjithësecilit si termoizolimi i brendshëm apo i jashtën, instalimi i pajisjeve që shfrytëzojnë ngrohjen diellore, si dhe përmirësime të sistemeve të ngrohjes.

Shumë prej godinave të ndërtuara pas viteve ‘90 janë bërë shpesh objekt diskutimesh për cilësi të dobët ndërtimi. Por parë në këndvështrimin e eficencës së energjisë edhe godinat e të gjitha llojeve të ndërtuara edhe më parë nuk janë ndërtuar më një sistem të tillë.

Scan TV, 08.07.2014