Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Sulme kibernetike ndaj sektorit energjetik

Një kompani e sigurisë amerikane ka njoftuar mbi sulmet kibernetike në këtë vend dhe në Evropë.

Sipas agjencisë franceze të lajmeve, kompania e sigurisë “Symantec” në SHBA ditën e hënë përmes publikimit të një raporti, ka thënë se hakerët që nga viti 2011 vazhdimisht kanë kryer sulme kibernetike ndaj sektorit energjetik të SHBA dhe Evropës.

Kompania Symantec ka thënë se në shënjestër të sulmeve kibernetike janë sistemet industriale të kontrollit, rrjetet e energjisë elektrike, gjeneratorët dhe linjat e transmetimit të energjisë.

Agjensia e lajmeve ekonomia, 01.07.2014