Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Petromanas, shpim 6000 metra në Molisht

Petromanas Energy Inc. ka dhënë informacion të përditësuar lidhur me kërkimet në pusin në tokë në Molisht-1 në Shqipëri. Pusi është i vendosur në blloqet 2-3, në të cilat kompania ka 225% interes dhe operatori tjetër Shell ka pjesën e mbetur prej 75%.

Siç ishte njoftuar dhe më parë, kompania ka hasur jë strukturë karboni me një thellësi afërsisht 4,174 metra dhe ka zgjedhur të çimentojë pusin..

“Shpipem fillestare janë inkurajuese në këtë fazë të hershme,” tha z. Glenn McNamara, CEO i Petromanas. “Fokusi ynë tashmë rikthehet në thellimin e pusit për të identifikuar shtresa të tjera.”

Pasi ka marrë në konsideratë një sërë skenarësh për pusin Molisht-1, kompania ka zgjedhur që të vijojë me shpimet aktuale. Pusi Molisht-1 po ecën përpara në një thellësi prej rreth 4,650 metra. Petromanas planifikon të vazhdojë shpimet përmes këtij seksioni dhe tashmë pret që të gërmojë pusin në një thellësi totale deri në 6,000 metra.

Në fund të tetorit 2013, “Petromanas Energy Inc.” dhe “Royal Dutch Shell plc” shpalli rezultatet pozitive të testimit të pusit Shpirag-2 në Blloqet 2-3 në tokë Shqipëri. Pas këtyre rezultateve u pa një interes i lartë i kompanive ndërkombëtare për kërkimet e naftës në Shqipëri, ndërkohë që qeveria shqiptare ka planifikuar që të hapë së shpejti tenderin për 13 blloqe për eksplorimin e naftës, përfshi një në det të hapur, për kompani të mëdha të naftës.

Petromanas Energy Inc. është një kompani ndërkombëtare nafte dhe gazi, e fokusuar në kërkimin dhe zhvillimin e aseteve të saj në Shqipëri. Petromanas, ndërmjet zyrës së saj përfaqësuese, ka dy kontrata me ndarje prodhimi (KNP) me qeverinë shqiptare. Nën kushtet e KNP-ve, Petromanas ka 100% interesa në Blloqet D-E dhe 25% interesa në Blloqet 2-3, të cilat përbëjnë më shumë se 1.1 milionë akra bruto nën mbihipjen e brezit të Beratit. Petromanas gjithashtu ka asete eksplorimi në Francë dhe Australi.

Revista Monitor, 23.06.2014