Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Gulf Oil, tani dhe në Shqipëri

Gulf Albania do të organizojë më 23 Qershor ceremoninë e inaugurimit të veprimtarisë së saj në tregun shqiptar të hidrokarbureve. Eventi special do të zhvillohet ditën e hënë, ora 20:00, në ambientet e kompleksit “My Stop”, në autostradën Tiranë-Durrës. Të pranishëm në këtë ceremoni do të jenë Drejtori i Përgjithshëm i Gulf Albania, z. Guram Gogeshvili; Kryetari i Parlamentit të Shqipërisë, z. Ilir Meta; Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Tregëtisë dhe Sipërmarrjes, z. Arben Ahmetaj; Ministri i Energjisë dhe Industrisë, z. Damian Gjiknuri; si edhe Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, z. Edmond Haxhinasto. Gulf Albania, pjesë e markës ndërkombëtare Gulf Oil International dhe përfaqësohet në vendin tonë nga Sun Petroleum Albania shpk, shumë shpejt po bëhet një lider në tregun shqiptar të hidrokarbureve.

Gulf Albania hapi stacionin e parë të furnizimit në shkurt të 2014 dhe aktualisht është në procesin e ndërtimit dhe hapjes së mbi 60 stacioneve furnizuese në të gjithë vendin, të cilat dallon për pajisje moderne dhe teknologji inovative të fjalës së fundit. Gulf Albania importon karburante nga rafineritë më të mira në Evropë, kontrolli i cilësisë së të cilave është në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe synon që të sjell për konsumatorin shqiptar karburant dhe shërbim të një cilësie të lartë.

Rreth Sun Petroleum Albania

Sun Petroleum Albania është shpërndarësi zyrtar i Gulf Oil International në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe Mal të Zi. Sun Petroleum Albania Group ka një marrëveshje shpërndarje 15-vjeçare me Gulf Oil International dhe ka në plan që ta zgjerojë aktivitetin e shitjes në të gjithë rajonin e Ballkanit, duke hapur dhe drejtuar deri në 200 stacione furnizimi për një afat dyvjeçar.

Rreth Gulf Oil International

Gulf Oil International u themelua në Texas, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në 1901 dhe tani është e pranishme në më shumë se 100 vende, e fokusuar tek lubrifikantët dhe produktet e hidro-karbureve, me degë në Azi, Evropë, Amerikën e Veriut dhe atë të Jugut. E blerë nga Chevron në 1984, Gulf Oil International është një kompani e fuqishme me veprimtari që përfshijnë kërkimet, prodhimin, transportin, rafineritë dhe marketingun. Një ndër hapat e parë vizionarë ishte prezantimi i stacioneve të naftës me vetë – shërbim në vitin 1911. Hapa të tjerë janë pajisja me hartë rruge falas e pasagjerëve, shpimi i puseve mbi ujë dhe rafineritë me kërkim katalitik.

Përvoja dhe teknologjia e lartë e bëjnë Gulf Oil International një kompani lider në tregun global dhe mundësojnë rritje të vazhdueshme. Motoja e Gulf International “ Quality, Endurance, Passion”.

energjia.al 23.06.2014