Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Nafta, ligji aktual nuk mund të zbatohet

Shoqata e Shoqërive të Hidrokarbureve në Shqipëri kërkon hartimin e një ligji të ri për funksionimin e tregut.

Kreu i kësaj shoqate, Luigj Aliaj, është shprehur se, ligji aktual nuk mund të funksionojë, pasi parashikon përpunimin e naftës në vend me qëllim përdorimi nga përdoruesit e automjeteve.

Sipas tij, një praktikë e tillë prish konkurrencën në treg dhe nuk përmbush standardet e vendosura nga BE. Nafta shqiptare, për shkak të cilësisë së saj, ka përqindje të lartë squfuri dhe përpunimi i saj nuk do të reduktonte këtë përqindje.

Kërkesat e shoqatës për hartimin e një ligji të ri vijnë në një kohë kur, ministria e Industrisë dhe Energjisë po diskuton me grupet e interesit ndryshimin në ligjin për tregtimin e hidrokarbureve.

Scan Tv, 18.06.2014