Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Energji Ashta vlerësohet nga MZHETS

Energji Ashta u vlerësua me çmimin “Çmimi për Praktikën më të Mirë për SME-të” gjatë Forumit Shumëpalësh për Përgjegjësinë Sociale të Korporatës, zhvilluar nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes në bashkëpunim me UNDP. Energji Ashta, projekt-kompania që ka ndërtuar dhe operon me sukses hidrocentralin e Ashtës u vlerësua me një nga tre çmimet gjatë forumit të zhvilluar me datë 11 qershor në Tiranë.

Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes në bashkëpunim me Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) vlerësuan këtë vit tre kompani me Çmimin për Inovacion, Çmimi për Praktikën më të Mirë për SME-të dhe Çmimi për Praktikën më të Mirë për Kompanitë e Mëdha në kuadër të implementimit të Planit Kombëtar të Veprimit për Përgjegjësinë Sociale të Korporatës. Energji Ashta së bashku me dy kompanitë e tjera fituese, u përzgjodhën nga më se 20 kompani pjesëmarrëse

Gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve, Ingun Metelko, drejtoreshë e marrëdhënieve me mediat në Verbund u shpreh: “Jemi shumë të lumtur që morëm pjesë në këtë aktivitet. Ky çmim na bën krenarë për çfarë kemi bërë në të shkuarën dhe na inkurajon të zhvillojmë projekte të tjera për rezultate të qëndrueshme në të ardhmen”.

Mbështetja e komunitetit në të cilin ka investuar është një çështje mjaft e ndjeshme për Energji Ashtën. Synimi i kompanisë është të përmirësojë nivelin e përbashkët të shërbimeve dhe mirëqenies nëpërmjet aktiviteteve që ka mbështetur. Energji Ashta është angazhuar veçanërisht në aktivitete të lidhura me shëndetin dhe arsimin si dy nga hallkat më në nevojë në zinxhirin e shërbimeve në komunat ku kompania operon me sukses sot.

Në kuadër të përgjegjësisë së lartë që lidhet me punën tonë, ne vendosim standarde të larta sjelljeje – punojmë me teknologji të avancuara me efikasitet të lartë, sillemi me përgjegjësi ndaj mjedisit, angazhohemi ndaj shoqërisë dhe zhvillojmë burimet njerëzore.

energjia.al 17.06.2014