Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

OKB mbi të ardhmen e tregjeve të karbonit

Përdorimit të tregjeve të karbonit për të reduktuar emetimet në rritje të gazit që ndikon në ngrohjen globale iu dha një goditje të dielën, pas dy javë bisedimesh të Kombeve të Bashkuara mbi hartimin dhe reformimin e mekanizmave që përfunduan në ‘ngërc’.

Negociatat, të mbajtura në kuadër të negociatave klimatike të OKB-së në Bon, Gjermani, arritën një progres të ‘vakët’ teksa të dërguarit që përfaqësojnë pothuajse 200 vende lidhën reformat me progresin në bazë të diskutimeve të gjera dhe vijuan të mbajnë pozicione të ndryshme nga njëri-tjetri.

‘Ngrëci’nuk i jep investitorëve asnjë shenjë se do të ketë përmirësim të kërkesës në bazë të Mekanizmit për Zhvillim të Pastër (CDM), tregu kryesor aktual i karbonit të OKB-së i cili është përballur me ‘tkurrjen’ e aktivitet pas ‘kanalizimit’ të mbi 400 miliardë dollarëve në projekte për reduktimin e emisioneve në vendet në zhvillim gjatë dekadës së kaluar.

Ai gjithashtu nuk ofron udhëzime se si rritja ‘teorike’ e tregjeve kombëtare dhe rajonale të karbonit në të gjithë botën do të përshtatet në një kuadër të ardhshëm ndërkombëtar për të trajtuar ndryshimin e klimës.

‘Është zhgënjyese që nuk kemi bërë progres,’ tha Elina Bardram, zyrtar në Komisionin Evropian që përfaqëson 28 vendet e BE-së në bisedime.

‘Ne besojmë se ka një të ardhme për tregjet… (por) të biem dakord mbi diçka që nuk do të jetë mjaftueshëm e fuqishme për ne që të angazhohemi më vonë nuk do të kishte aspak kuptim,’ tha ajo për gazetarët pas përfundimit të bisedimeve ditën e dielë.

Reista Monitor, 16.06.2014