Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

IFC: Banesat pa standarde për energjinë

Shqipëria ka të regjistruar 15 mijë banesa rezidenciale shumëkatëshe, por mbi 80 % e tyre nuk plotësojnë asnjë parametër minimal, për ruajtjen e energjisë elektrike. Sipas ekspertëve në vendin tonë rreth 47% e totalit të energjisë përdoret për banesat dhe vetëm 18% shkon për nevojat e industrisë.

Në këtë situatë drejtuesit e IFC-së, pjesë e Bankës Botërore, apelojnë bashkitë që të marrin në dorëzim asnjë apartament që nuk plotëson këtë kriter.

“Oportunitetet janë sepse sektori rezidencial në Shqipëri është i madh janë mbi 15 mijë banesa multifamiljare, dhe shumica e tyre mbi 80% janë të ndërtuara para viteve ’90 dhe janë me një cilësi shumë të ulët nga ana e eficencës së qeverisë. Njësitë vendore janë institucioni primar që duhet të certifikojnë banesat e reja. Nëse ne jemi duke folur për stokun ekzistues, është edhe një stok i ri që ndërtohet dhe në bazë të ligjit të eficencës së energjisë duhet të ketë edhe disa standarde të eficencës së energjisë, dhe pa ato standarde një leje ndërtimi nuk duhet dhënë”, tha Bajame Sefa, Drejtuese e projektit të eficiencës së energjisë, IFC, në Shqipëri.

IFC ka organizuar një takim me ekspertë, ambientalistë dhe shoqata mjedisore në vend, me qëllim stimulimin e mënyrave të energjisë së rinovueshme. Sipas tyre, në këto kohë krize që po kalon sektori i energjetikës, orientimi drejt energjisë diellore, do të ndihmonte drejt zgjidhjes së këtij ngërçi.

Shqiptarja.com 07.06.2014